Ka qenë një burrë i vetëm, i cili i ka i bërë zgjedhjet presidenciale më të jashtëzakonshmet ndër vite.

Gara ka qenë elektrike dhe ky burrë e ka shpallur demokracinë si vibrante dhe të turpshme.

Balta në vend që të mblidhej… Është përhapur më shumë nga gropat e baltës në Xhorxha.

Kjo ishte kandidatura e Donald Trump e përshkruar në disa rreshta më lart edhe nëse ai humbet.

Ai është mishërimi i një personi me humor të veçantë që është kthyer në modë.Gjëja me të vërtetë befasuese në lidhje me Donald Trump nuk është pjesa se sa i jashtëzakonshëm ai është, por sa shumë përfshihet në rrjedhën amerikane.

Ata që bënë bujë disa ditë më parë, duke kërcënuar me revolucion e që përmendën një marshim në Uashington nëse Hillary Clinton fiton, mund të injorohen lehtësisht.

2

Fjala e urtë se “Fitorja nga një votë e vetme quhet fitore”, është pjesërisht e vërtetë.

Betejat fitohen dhe humben. Luftërat zgjasin për vite me radhë. Në Mbretërinë e Bashkuar, “Dalja nga BE, do të thotë dalje” është përdorur për të inkurajuar humbësit të ikin pa bërë zhurmë dhe ta mbajnë gojën mbyllur.

Amerikanët e mundur, të cilët do jenë të mbushur me një ndjenjë padrejtësie dhe zemërimi, nuk do largohen qetësisht.

Nëse Trump humbet, ai mund vërdalliset duke u ankuar, duke u marrë me sfida ligjore dhe duke bërë paralajmërime të tmerrshme.

Ai mund të hapë klube të tijat në të gjithë Amerikën për të përkrahur kauzën e tij, ose të financojë një stacion televiziv të quajtur “Trump”, për shkak se fajësoi mediat se kishin lobuar kundër tij.

Por edhe në qoftë se ai zhduket i turpëruar, një cilësi kjo që nuk e karakterizon, ai do lërë një trashëgimi që mund të transformojë politikën amerikane.

Megjithatë, sulmi i tij kundër një elite për popullin e përbashkët nuk është diçka e re.

1

Në vitin 1891, Partia Popullore iu kundërvu parimit “njerëzit e thjeshtë” dhe “influencat ndikuese”, ku këta njerëz të ndikuar, dominonin rrjedhën kryesore politike. Ata kërkuan gjithashtu dëbimin e punëtorëve kinezë.

Kandidati republikan për president në vitin 1964, Barry Goldwater bëri fushatë kundër të drejtave civile, kundërshtoi elitën liberale të partisë së tij dhe argumentoi se “ekstremizmi në mbrojtje të lirisë nuk është turp”. Ai humbi, por ndihmoi në ndryshimin e partisë së tij.

Por krahu i djathtë në Amerikë është bërë më i njohur duke filluar me me ish-demokratin George Wallace, i cili bëri fushatë si i pavarur në vitin 1968.3

Rasti i tij është bazuar në një mbrojtje të egër të ndarjes së vazhdueshme të njerëzve me ngjyrë dhe të bardhëve, e kombinuar kjo me një apel ekonomik ndaj punëtorëve të këmishave blu.

“Ka një reagim të ashpër në këtë vend kundër qeverisë së madhe,” tha ai. “Nëse politikanët ndërhyjnë, shumë prej tyre do shtypen nga “ky” njeri i zakonshëm në rrugë, i cili mund të punojë në një fabrikë tekstili, ose në atë të çelikut”

Ai humbi, por mbështetësit e tij nuk e braktisën. Gjithashtu punëtorët e tekstileve dhe çelikut panë rënien e standardit të jetesës dhe pozicionit të tyre social.

4

Për vite të tëra, Pat Buchanan, i cili u përpoq për të marrë “biletën” Republikane disa herë, por përfundoi duke kandiduar për president për Partinë Reformë në vitin 2000, sulmoi jo vetëm korporatat transnacionale dhe konkurrencën globale, por edhe bëri marrëveshje ku përfituan punëtorët.

Pas zgjedhjes së Barak Obamës si president, Partia Tea bëri një lëvizje ku kombinoi disa nga pakënaqësitë e ndryshme rreth kredive bankare dhe taksave.

Trump i ka vënë këto shqetësime në qendër të vëmendjes për Partinë Republikane, duke e lidhur opozitën me tregtinë e lirë globale dhe emigracionin në masë, gjë që çon në pakënaqësinë e të bardhëve ndaj një një presidenti me ngjyrë dhe rritjen e statusit dhe fuqisë së minoriteteve.

5

Apeli i Trump është drejtpërdrejt për këta njerëz.

Shumica do bien dakord se SHBA do sjellë rrezikun e një luftë të tretë botërore, nëse Clinton zgjidhet presidente dhe i jep një shtysë aksionit ushtarak në Lindjen e Mesme dhe përballjes me Rusinë.

Në rast se fiton, legjitimiteti i saj do dëmtohet nga akuza se e arriti suksesin vetëm për shkakun se ajo ishte rivalja e Donald Trump.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ditën pas zgjedhjeve, partia që humb duhet të bëjë një zgjedhje të zymtë: Të tradhtojë ose të mbështesë liderin e saj, i cili humbi.

Në SHBA, kjo nuk është dhe aq e rreptë.

8

Republikanët nuk do të zgjedhin një kandidat të ri për president deri në vitin 2020 dhe askush nuk duhet të dijë se kush do të jetë.

Republikanët kanë kohë për të zgjedhur. Me kalimin e kohës do ju duhet të marrin një vendim.

Reporter: Mark Mardeli, CNN

Përktheu dhe përshtati: tvklan.al