Rezoluta e Kongresit: Selia diplomatike përbën rrezik për sulme

Kongresi Amerikan ka miratuar me konsensus një rezolutë në mbështetje të opozitës iraniane, duke dënuar veprimet terroriste të shtetit iranian nga kundërshtarëve politike.

Rezoluta u kërkon ambasadave amerikane që të punojnë së bashku me vendet evropiane ato ballkanike, veçanërisht me Shqipërinë, në mënyrë që të mbyllin misionet diplomatike iraniane.

Në këto ambasada, sipas kongresmenëve, realizohen aktivitetet malinje të Iranit duke përgatitur sulmet terroriste në Evropë, me epiqendër Shqipërinë.

Në 15 Janar 2020, qeveria Rama dëboi dy diplomatë iranianë pasi veprimtaria e tyre nuk përputhej me statusin diplomatik dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Shqipëria kishte dëbuar para tyre ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia dhe sekretarin Mostafa Roudaki.

Sipas tekstit të rezolutës, qeveria shqiptare është treguar e vëmendshme në këtë çështje duke mbyllur më 21 Janar 2020 shkollën private “Saadi”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaron se Edi Rama i kishte ndërmarrë këto masa nën presionin e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

SHBA ka vlerësuar faktin se rreth 3,000 anëtarë të Mujahedinit të Popullit të Iranit MEK, një organizatë militantësh politikë që punojnë për rrëzimin e regjimit iranian, aktualisht janë strehuar në një kompleks në Shqipëri.

Disa ditë më parë, Kryeministri Edi Rama pranoi se strehimi i grupit në Shqipëri përbënte rrezik, por ai i strehonte këta iraniane për qëllime humanitare dhe nuk ishte duke i dhënë mbështetje politike kundërshtarëve të regjimit të Teheranit.

Lideri Iranian Ayatollah Ali Khamenei e ka kërcënuar disa herë Shqipërinë për komplot me SHBA kundër regjimit iranian. Rezoluta konsensuale e Kongresit kundër Iranit shihet si një tërheqje nga demokratët, që e kritikuan ashpër administratën Trump që u tërhoq në vitin 2018 nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Muxhahedinët MEK janë strehuar në një kamp në Manzë të Durrësit dhe ata vizitohen shpesh nga politikanë amerikane të njohur për prirjet e tyre kundër regjimit të ajatollahëve.

Klan Plus