Një tren që mbante deputetë republikanë ka goditur një kamion në shinat e Virxhinias, duke vrarë shoferin e kamionit, raporton BBC.

Gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë edhe një tjetër pasagjer kamioni, i cili u transportua me helikopter në gjendje kritike për jetën.

Asnjë anëtar i Kongresit nuk ka pësuar lëndime të rënda, thanë zyrtarët.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit konfirmoi se po hetojnë shkakun e aksidentit.

Anëtarët e Kongresit, që përfshinin Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, ishin në udhëtimin e tyre për tërheqjen e tyre vjetore në Greenbrier, Virxhinia Perëndimore, kur treni i Amtrak-ut, i cili u përplas në orën 11:20 të mëngjesit me orën lokale të mërkurën./tvklan.al