Edhe pas një viti pas sulmit terrorist në Banjskë nga një grup i armatosur të serbëve, ndërkombëtarët shprehen se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në ceremoninë e nderimit të policit të vrarë në këtë sulm, Afrim Bunjaku tha se Uashingtoni kërkon që autorët të dalin para drejtësisë.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, tha Hovenier.

Një apel i ngjashëm u dha edhe nga Brukseli nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano që ndjekje të shpejtë penale dhe daljen e autorëve përpara drejtësisë.

“BE-ja, në mënyrë të përsëritur, ka deklaruar se pret që Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të kapur dhe për t’i sjellë shpejt para drejtësisë kryesit e akteve të dhunës nga ana e protestuesve serbë të Kosovës ndaj qytetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave, më 29 maj të vitit 2023. Gjithashtu, edhe për sulmet e dhunshme më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës”, tha Stano.

Organizatori i këtij sulmi, Milan Radoiçiç po strehohet në Serbi. Prishtina zyrtare ka kërkuar që qeveria serbe ta ekstradojë atë, por që po refuzohet duke deklaruar se Radoiçiç. Sakaq Stano në reagimin e tij vuri në dukje nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtuar sigurinë dhe ecjen përpara për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Tv Klan