“Thelbësor për lehtësimin e rrugës së integrimit”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian mirëpresin dakordësinë mes palëve kryesore politike në parlament për ngritjen e komisioneve hetimore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë thotë se është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Ndërsa zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë thotë se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Union.

Tv Klan