Duke folur pas bisedimeve me zyrtarët kinezë në Gjenevë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, u tha gazetarëve se të dyja palët kishin rënë dakord për një pauzë 90-ditore.
Deri më 14 Maj, SHBA-të do të ulin përkohësisht tarifat për mallrat kineze me 30% nga 145% që ishte në fillim, ndërsa Kina do të ulë tarifat për importet amerikane nga 125% në 10%, sipas deklaratës së përbashkët.
“Kemi arritur një marrëveshje për të ulur ndjeshëm nivelet e tarifave. Të dyja palët do t’i ulin tarifat e tyre me 115%. Patëm diskutime shumë të frytshme. Ne duam tregti më të ekuilibruar”.
Njoftimi vjen pas një fundjave negociatash maratonë në Gjenevë të Zvicrës nga zyrtarët e lartë amerikanë dhe kinezë. Mosmarrëveshja për tarifat bllokoi tregtinë dypalëshe me vlerë gati 600 miliardë dollarë, duke shkaktuar probleme serioze në zinxhirët e furnizimit, inflacioni dhe shkurtime vendesh pune në shumë kompani.
Vendimi pozitiv u reflektua në tregjet azitatike ku pati një rritje të ndjeshme deri në 3.4% dhe në tregjet europiane, me 0.7%. Çmimet e naftës pësuan ndryshime pasi nafta në bursat amerikane u rrit me 2.8%.
Tv Klan