SHBA dhe Korea e Veriut rinisin bisedimet për programin bërthamor

SHBA dhe Korea e Veriut rinisin bisedimet për programin bërthamor

09:10 06/10/2019

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë Veriore kanë arritur në Suedi të shtunën për të rinisur bisedimet bërthamore me shpresën për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Samiti i fundit midis Presidentit Trump dhe liderit Kim Jong-un përfundoi pa marrëveshje. Që nga atëherë, nuk është shënuar progres edhe pse të dyja palët u deklaruan të gatshme për vazhdimin e negociatave.

Bisedimet e reja vijnë disa ditë pas testimit të një rakete nga Korea Veriore. Raketa u lëshua afër detit ku kishte mundësi që të kalonte territorin e Koresë Veriore.

Korea Veriore e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor.

Bisedimet po zhvillohen në ishullin Lidingo, në periferi të Stokholmit, ku pritet të takohen Përfaqësuesi Special i SHBA-së, Stephen Bjegun dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.

Presidenti amerikan Donald Trump ka rënie të besimit dhe mbështetjes nga populli pas nisjes së procedurave të shkarkimit që lidhen me telefonatën e zhvilluar mes tij dhe Presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskyi, në të cilën kërkohen hetime ndaj ish-zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij. /REL

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT