75% të dozave do dërgohen në Amerikën Latine, Karaibe, Azi dhe Afrikë përmes COVAX

Ashtu sikurse ishte premtuar, administrata e Presidentit amerikan Joe Biden do të dërgojë 55 milionë doza të vaksinave COVID-19 në mbarë botën, me afërsisht 75% të dozave në Amerikën Latine dhe Karaibe, Azi dhe Afrikë përmes programit ndërkombëtar COVAX .

Plani përmbush angazhimin e Presidentit amerikan për të ndarë 80 milionë vaksina të prodhuara nga SHBA. Shtetet e Bashkuara janë vënë nën presion për të ndarë më shumë furnizimin e tyre me vaksina me vendet që ende po luftojnë me virusin vdekjeprurës dhe variantet e tij.  Shtëpia e Bardhë gjithnjë e më shumë ka kthyer vëmendjen e saj për nxjerrjen e vaksinave në nivel ndërkombëtar.

Nga 55 milionë doza, rreth 41 milionë do të ndahen përmes COVAX, me afro 14 milionë në Amerikën Latine dhe Karaibe, rreth 16 milionë në Azi dhe afërsisht 10 milionë në Afrikë. 25% të tjera, ose afërsisht 14 milionë doza, do të ndahen me Kolumbinë, Argjentinën, Irakun, Ukrainën, Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Shtetet e Bashkuara ishin përballur me çështje logjistike për të marrë vaksinat në kombet e tjera duke theksuar se informacioni i sigurisë dhe rregullatorit dhe temperaturat e duhura të ruajtjes për vaksinat duheshin siguruar.

55 milionë doza përfshijnë vaksinat nga kompania Pfizer/Biontech, Moderna dhe Johnson & Johnson, ndërsa vaksinat e AstraZeneca presin që të marrin një dritë jeshile nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për t’u përdorur te grupmoshat e caktuara.

Klan News