Obama-opPresidenti amerikan Barak Obama parashikon që të dërgojë trupa luftrake kundër Shtetit Islamik.

Kështu pretendon rrjeti televiziv CNN që i referohet burimeve ushtrake në Komandën Qëndrore, që ka në juridiksionin e saj operacional Irakun dhe Lindjen e Mesme.

Kjo pritet të ndodhë gjatë muajit Prill, pas kërkesës që Pentagoni do t’i dërgojë Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, nuk ka ende të dhëna për numrin e saktë të tyre.

Sipas CNN, aktualisht po grumbullohen informacione nga shërbimet sekrete rreth përqëndrimt të forcave xhihadiste në Mosul.

Aktualisht në Irak ndodhet një kontingjet prej 4500 trupash amerikane. Ata janë të angazhuar në ruajtjen e njësive diplomatike dhe si këshillues e trajnues për forcat vendase të sigurisë.

Tv Klan