SHBA do të dërgojë trupa ushtarake në Arabinë Saudite

SHBA do të dërgojë trupa ushtarake në Arabinë Saudite

11:11 21/09/2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë trupa ushtarake në Arabinë Saudite, pas tensioneve në këtë rajon që kulmuan me bombardimin e dy rafinerive më të mëdha të naftës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha për gazetarët se trupat ushtarake do të kenë detyrë mbrojtjen e këtyre rafinerive. Ende nuk dihet sa do të jetë numri i trupave ushtarake që do të dërgohen në Arabinë Saudite.

Rebelët e Jemenit, “Houthi”, të mbështetur edhe nga Irani, kanë marrë përgjegjësinë e sulmit të disa ditëve më parë në rafineritë e naftës. Por, SHBA akuzon Teheranin për këtë sulm dhe thotë se ka prova.

Një ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të vendosë sanksione të tjera kundër Iranit, që do të synojnë Bankën Qëndrore të Iranit dhe rezervat e këtij shteti. Ndërsa Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit tha se do të shkatërrojnë çdo agresor. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori