Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë dhe planifikojnë të dhurojnë 500 milionë doza vaksine Pfizer për të gjithë botën, me qëllim që të jenë një aktor kyç në vaksinimin e kombeve të tjera. Lajmi bëhet i ditur nga CNN, që citon një burim, i cili sipas medias amerikane ka dijeni për këtë lëvizje të qeverisë amerikane.

Presidenti Joe Biden pritet që ta bëjë publik këtë lajm në Samitin e G7 që do të mbahet këtë javë në Cornwall të Anglisë.

CNN shkruan se rreth 200 milionë doza do të shpërndahen në 2021 dhe 300 milionë do të ndahen në gjysmën e parë të vitit 2022. Sipas të njëjtit burim, për arritjen e kësaj marrëveshje është marrë përgjatë gjithë muajit të fundit, Jeff Zients, një prej këshilltarëve kryesor të Biden.

Të gjitha dozat do të kalojnë nëpërmjet mekanizmit Covax, iniciativa ndërkombëtare e vaksinës, dhe do të shkojnë për 92 shtete me të ardhura të ulëta ekonomike.//tvklan.al