Një fabrikë në Baltimore ka përzier dozat e kësaj vaksine me AstraZeneca-Oxford

Qeveria e SHBA do të shpërndajë gati 85% më pak vaksina Johnson & Johnson javën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve .

Vetëm 785.500 doza J&J do të ndahen, krahasuar me 4.95 milion doza që duhet të shpërndaheshin. Kompania J&J nuk i’u është përgjigjur menjëherë kërkesave të administratës amerikane duke prodhuar më pak doza.

Një raport i New York Times javën e kaluar tha se punëtorët në një strukturë “Emergent BioSolutions” në Baltimore, e cila ka prodhuar edhe doza të AstraZenca dhe Johnson&Johnson, kanë përzier përbërësit e dy vaksinave, duke shkatërruar 15 milion doza J&J.

Skandali u zbulua që në qershorin e kaluar. Uzina Emergent u detyrua të hidhte dozat Johnson & Johnson pasi kontrollet zbuluan kontaminimin me një virus. Një hetim tani është duke u zhvilluar, por zyrtarët federalë dhe të kompanisë dyshojnë se punëtorët nuk kishin marrë masat e nevojshme për të bërë përzierjen e vaksinave.

Midis tetorit dhe janarit, Emergent hodhi pesë pjesë të vaksinës AstraZeneca, secila e barasvlefshme prej dy milionë deri në tre milion doza.

Sidoqoftë, struktura nuk është autorizuar ende nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe një zyrtar federal shëndetësor tha për Reuters se asnjë nga dozat e vaksinës nga kjo përzierje e dy vaksinave nuk është përdorur në përpjekjet e vaksinimit deri më tani.

J&J priste të dorëzonte 100 milion doza te qeveria deri në fund të Majit. Sipas të dhënave të CDC, California është marrësi kryesor i vaksinës J&J, e ndjekur nga Texas dhe Florida. Ndarja e vaksinave për Californinë është ulur me rreth 88%, shtet i cili do të merrte 67,600 doza javën e ardhshme.

Klan News