Administrata e Trump ka deklaruar se do t’i japë Meksikës një shumë prej 20 milionë Dollarësh për të zhvendosur emigranët e paligjshëm.

Departamenti Amerikan të Shtetit ka njoftuar se këto shpenzime mund të përdoren për të mbuluar kostot e autobusëve apo biletave të avionit.

Sipas të dhënave, janë rreth 17 mijë persona ku me anë të programit pilot për emigrantët mund të deportohen.

“Kjo shumë e njëhershme asistence do të ndihmojë qeverinë e Meksikës të adresojë, e madje të pengojë, fluket e emigrantëve të paligjshëm, duke i mbajtur kështu ata larg mundësisë së hyrjes së Shtetet e Bashkuara përmes kufirit jugperëndimor”

, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për këtë njoftim ka reaguar dhe Ministria e Jashtme e Meksikës, të cilët janë shprehur se janë duke shqyrtuar këtë plan dhe asgjë nuk është konfirmuar ende.

“Qeveria meksikane në mënyrë konstruktive do të promovojë emigracion të rregullt, ligjor dhe të sigurtë, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare”,

ka njoftuar Ministria e Jashtme.

Autoritetet amerikane kanë bllokuar rreth 37,000 njerëz duke u përpjekur të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin SHBA-Meksikë. Për këtë Presidenti Trump ka thënë se Meksika nuk po bëntë asgjë për të parandaluar emigrantët të futeshin në Shtetet e Bashkuara.

Klan Plus