Rreth dy të tretat e trupave ruse, të pozicionuar rreth Kievit, tani po zhvendosen në veri në Bjellorusi.

Sipas SHBA, trupat po ri-pajisen, furnizohen dhe me shumë mundësi po përforcohen me forca shtesë përpara se të kthehen në Ukrainë për të vazhduar sulmet.

Zyrtari i mbrojtjes amerikane tha se trupat me shumë gjasa do të zhvendosen në pjesën lindore të vendit në rajonin e Donbasit.

“Kjo nuk do të thotë se Kievi nuk është nën kërcënim,” shtoi zyrtari.

Inteligjenca tregon gjithashtu se shumica dërrmuese e më shumë se 125 Grupeve Taktike të Batalioneve Ruse (BTG) janë ende në Ukrainë.

Duke folur mbi raportet e fundit të mizorive në Bucha, zyrtari tha se pretendimet ishin shumë shqetësuese./tvklan.al