SHBA e BE mbështesin votimin e anëtarëve të Kushtetueses

SHBA e BE mbështesin votimin e anëtarëve të Kushtetueses

19:35 11/11/2019

“Të përkushtuar për ngritjen e sistemit gjyqësor të pavarur”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian përshëndetën votimin e parlamentit shqiptar për dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Selia e diplomatike amerikane shprehu mbështetjen për të pasur një sistem drejtësia të pavarur dhe demokratik.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kërkoi ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”.

Zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u mirëprit edhe nga shteti gjerman, që nëpërmjet ambasadës, shprehu mbështetjen në forcimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi