Teksa tensionet mes SHBA-ve dhe Turqisë prekën kulmin për shkak të situatës në Siri, për t’i hedhur ujë zjarrit menduan dy presidentët, Trump e Erdogan. Dy krerët e shteteve zhvilluan një bisedë telefonike mbrëmjen e së hënës, prej ku lindi edhe ideja e krijimit të një zone sigurie prej 30 kilometrash në veri të Sirisë.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump i bëri thirrje homologut turk të mos sulmojë Kurdët dhe forcat demokratike siriane, që janë aleatët kryesorë të Uashingtonit në luftën kundër ISIS.

Në ndryshim nga deklaratat e ashpra që i paraprinë telefonatës, dy Presidentët folën edhe për bashkëpunimin ekonomik, siç konfirmoi përmes Twitterit, Donald Trump.

Të dielën, Presidenti amerikan kërcënoi se do të shkatërronte ekonominë turke nëse sulmon aleatët kurdë. Por Ankaraja akuzoi Trumpin se është i verbuar nga propaganda terroristëve kurdë të YPG-së.

Me urdhër të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara do të tërheqin nga Siria rreth 2 mijë trupa ushtarake, një vendim që i kushtoi shefit të Shtëpisë së Bardhë Dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, Xhejms Matis, dhe disa gjeneralëve të lartë në Pengtagon.

Tv Klan