Stadiumi  “MetLife” në New York do të presë finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube. Impianti që ka edhe kapacitetin më të lartë të këtij turneu, pasi pret deri në 82 mijë e 500 tifozë. Edicion që premton spektakël, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025. 32 klube nga e gjithë bota që do tentojnë të rrëmbejnë trofeun e më të mirit të kontinentit. Kompeticion që pritet me mjaft interes nga ana e FIFA-s, me presidentin e futbollit botëror, Giani Infantino.

“Në vitin 2025 FIFA do të inaugurojë një epokë të re në historinë e futbollit të klubeve falë garës më të madhe, më gjithëpërfshirëse dhe meritokratike të klubeve në shkallë globale, e cila do të organizohet në Shtetet e Bashkuara. Kupa e Botës për Klube do të luhet në 12 stadiume fantastike”.

Format i jashtëzakonshëm, që do të luhet në gjithë shtetet amerikane, si një mundësi për tu përgatitur edhe për Botërorin e vitit 2026. Deri më tani janë kualifikuar 30 klube nga e gjithë Bota, teksa klub i vendit pritës do të jetë fituesi i Kupës Libertadores. 

Klan News