ObamaPresidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë gati të nisin një aksion ushtarak në ndihmë të qeverisë irakene kundër xhihadistëve Suni.

Këtë ai e bëri të ditur gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Obama u shpreh se të gatshëm për t’u dërguar, janë 300 këshilltarë ushtarakë, për të ndihmuar ushtrinë irakene.

Sipas tij, aksioni do të jetë preçiz dhe i përqëndruar.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë saktësoi se nuk do të ketë rikthim të ushtrisë amerikane në Irak.

Përsa i përket kërkesës për sulme ajrore nga ana e autoriteteve të Bagdad, Obama tha se më parë duhet një axhendë e hollësishme e ofensivës kundër militantëve Suni.

TV KLAN