Sekretari i Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo thotë se është gati të rifillojë negociatat me Penianin, me qëlllim denuklarizimin e Koresë së Veriut “deri në vitin 2021”.

Diskutimet midis dy palëve kishin ngecur pas një marrëveshjeje të bërë më parë gjatë këtij viti. Por gjatë takimit ndër-korean këtë javë, Kim Jong-un , ra dakord të mbyllte një objekt të madh për lëshimin e raketave.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dha gjithashtu një fjalim përpara dhjetëra mijëra koreanëve të veriut, shkruan BBC.

Kim pranoi “një mënyrë për të arritur denuklarizimin” në gadishullin Korean pas samitit me homologun e tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Pompeo tha se “në bazë të këtyre zotimeve të rëndësishme”, SHBA është “e përgatitur të angazhohet menjëherë në negociata”.

Në një deklaratë, ai tha se ai kishte ftuar ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut Ri Yong-ho që të takohej me të në Nju Jork javën e ardhshme, ndërkohë që ftesat ishin shtuar edhe për një takim të dytë midis përfaqësuesve të Koresë së Veriut dhe SHBA në Vienë të Austrisë.

“Kjo do të shënojë fillimin e negociatave për të transformuar marrëdhëniet SHBA- Kore e Veriut përmes procesit të denuklarizimit të shpejtë të Koresë së Veriut, që do të përfundojë deri në janar 2021, siç është premtuar nga kryetari Kim dhe për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe paqësor në gadishullin Korean”

, tha ai.

Janari i vitit 2021 është një afat i caktuar nga të dyja palët deri më tani./tvklan.al