
SHBA: Gjenerali i lartë rus ishte në Ukrainë javën e kaluar
23:21 02/05/2022
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, shefi i shtabit të ushtrisë ruse, gjeneral Valery Gerasimov ishte së fundmi në Ukrainë.
“Ne e dimë se ai ishte në Donbas për disa ditë duke filluar nga java e kaluar. Nuk e dimë nëse ai është ende atje”, tha zyrtari.
Zyrtari nuk pranoi të thoshte pse SHBA ishte e sigurt për vendndodhjen e gjeneralit rus ose çfarë çoi në përfundimin e SHBA. Një burim tha se ka pasur disa raporte se Gerasimov u plagos ndërsa ishte në Ukrainë, por SHBA nuk ka asnjë indikacion se ai është plagosur.
Sipas zyrtarit, udhëtimi i Gerasimov sinjalizon se ai dëshironte të shihte drejtpërdrejt operacionet./tvklan.al