SHBA goditen nga tornadot dhe përmbytjet – TV KLAN

SHBA goditen nga tornadot dhe përmbytjet

Kolorado mbulohet nga bora pas 44 vitesh

Një e moshuar shpëtoi duke u kapur pas pemëve pasi u gjend në mes të valës së përmbytjeve që goditën papritur rajonet qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Pamjet janë xhiruar në Oklahoma. Asaj dhe dhjetëra banorëve të tjerë u erdhën në ndihmë ekipet e emergjencës. Përmbytjet dhe reshjet e dendura u shkaktuan nga 22 tornado që veç Oklahomës goditën edhe shtetet federale të Teksasit, Kansasit.

Të prekur nga përmbytjet janë mbi 22 milionë banorë të këtyre zonave, shumë prej të cilëve tornadot u kanë dëmtuar shtëpi e biznese. Por çuditë e motit nuk kanë të ndalur. Ditët e fundit të Majit kanë rikthyer reshjet e dëborës dhe temperaturat që mbërrijnë pranë zeros në Kolorado. Dëborë në këtë periudhë nuk kishte rënë prej të paktën 44 vitesh. Ky çrregullim i motit gjeti të papërgatitur veçanërisht drejtuesit e automjeteve dhe u bë shkak për dhjetëra aksidente rrugore.

Tv Klan

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione