Ankaraja: Vendimi do të çojë në garë armësh dhe do të dëmtojë paqen në Mesdheun lindor

Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të hequr kufizimet e tregtisë në fushën e mbrojtjes për Qipron për vitin 2023 ka reaguar Turqia. Ministria e Jashtme turke dënoi me forcë këtë vendim dhe u shpreh se do të ndikojnë negativisht në përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros.

“Kjo do të çojë në një garë armësh në ishull, duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor”, thuhet në deklaratë, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë vendimin e tyre dhe të ndjekin një politikë të ekuilibruar ndaj të dy palëve në ishull.

Qiproja u nda pas pushtimit turk të vitit 1974. Që atëherë, pjesa jugore e Qipros udhëhiqet nga një administratë greke qipriote, që Ankaraja nuk e njeh.

Tuqia njeh shtetin separatist turk në veri të ishullit të ndarë të Qipros. SHBA vendosi embargon e armëve në 1987 për të inkurajuar ribashkimin e ishullit dhe e hoqi atë pjesërisht në Shtator 2020.

Klan News