Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me shumicë votash një projektligj që parasheh kthimin e 19 qershorit në ditë pushimi në nivel federal, për të shënuar fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Dita e pushimit, e njohur në SHBA si “Juneteenth,”shënon ditën e vitit 1865, kur afrikano-amerikanët e fundit kanë kuptuar se janë të lirë. Ky lajm ka arritur tek ata dy vjet pasi ish-presidenti Abraham Lincoln ka lëshuar Shpalljen e Emancipimit gjatë luftës civile.

Shumica e shteteve amerikane veçse shënojnë këtë ditë.

Përfaqësuesja Sheil Jackon Lee, demokrate nga Teksas, ka thënë se ka miratuar këtë legjislacion për të “përkujtuar fundin e skllavërisë, mëkatin original të Amerikës dhe për të krijuar pak festë”.

Përfaqësues tjerë kanë thënë se kjo festë federale do të kujtonte historinë e personave me ngjyrë dhe do të nderonte amerikanët që kanë luftuar dhe vdekur për t’i dhënë fund skllavërisë gjatë luftës civile të viteve 1861-65.

Pas miratimit nga Dhoma e Përfaeësuesve dhe Senati, projektligji tani pret nënshkrimin e presidentit amerikan Joe Biden, për t’u kthyer në ligj.

Miratimi i këtij projekligji vjen një vit pasi Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga protestat me thirrjet për drejtësi mes racave, pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, nga një zyrtar i bardhë policor në Mineapolis./REL