SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe


SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

14:49 11/09/2020

Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike po shihet si shtrim i rrugës së arritjes së marrëveshjes paqësore në mes të dyja vendeve.

Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, njofton Klan Kosova.

Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.

“Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë. Prandaj dua që të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e nominimit të cilin e ka siguruar klankosova.tv.

Jacobsson i cili njeh zhvillimet në Ballkan vlerëson se në procesin drejtë paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po luan rol të rëndësishëm./klankosova




Të ngjashme