Synojmë integrimin në BE të Ballkanit perëndimor

Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar, tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta kenë si politikë kryesore ndaj Ballkanit Perëndimor mbështetjen për integrim në Bashkimin Evropian.

Administrata e re do te fokusohet shumë në mesazhin që rajoni duhet të jetë pjesë e BE-së, të bëjë reformat e nevojshme për këtë. Ne shohim mundësi të jashtëzakonshme ekonomike të rajonit”, tha Escobar në një debat online të organizuar nga Qendra për Politika Evropiane.

Qëllimi nuk është vetëm njohja e ndërsjellë (Kosovë-Serbi) por edhe integrimi në BE-së. Rajoni duhet të jetë në paqe i plotë dhe pjesë e BE-së”, tha ai.

Tv Klan