Durimit të 13 kongresmenëve amerikanë që presin ende një përgjigje për kërkesën e tyre publike drejtuar Bullgarisë që të heqë veton për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, duket se po i vjen fundi.

Një nga nënshkrueset e kësaj kërkese, kongresmenia republikane nga New York, Klaudia Teni, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase deklaroi se qeveria në Sofje dhe ambasadori i saj në Washington e kanë injoruar letrën publike dhe kanë treguar mungesë respekti ndaj Kongresit Amerikan. Ajo e kërcënon Sofjen me sanksione nëse nuk heq sa më parë veton ndaj Shkupit.

“Nuk jam e sigurtë se sanksionet janë të përshtatshme për momentin, por mund të jenë shumë efektive nëse bullgarët vazhdojnë të krijojnë pengesa që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat me Bashkimin Evropian. Nuk kemi marrë një përgjigjje direkte nga qeveria bullgare, por jemi informuar nga kanalet tona dhe do t’i bëjmë thirrje Bullgarisë që të mos tërhiqet dhe nuk do të lejojmë që bllokada nga ana e tyre të mbahet në fuqi dhe nuk do të lejojmë që të ketë stabilitet në atë rajon”, u shpreh kongresmenia republikane.

Sipas kongresmenëve amerikanë, bullgarët po pengojnë negociatat për arsye jo reale duke pretenduar se maqedonasit nuk po sillen në mënyrë fqinjësore.

Klan News