Shtohen tensionet mbi një agresion të mundshëm rus

Duket se po afrojnë orët kritike për Ukrainën. Pas largimit të familjarëve të stafit diplomatik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina. Ambasada Amerikane bëri thirrje ndaj tyre të konsiderojnë një nisje sa më të shpejt pasi situata është e paparashikueshme.

Më herët Presidenti Amerikan Joe Biden ka paralajmëruar pasoja të rënda për homologun e tij rus, përfshi edhe sanksionet personale kundër tij në rast ai do te sulmojë Ukrainën.

“Unë ia kam bërë të qartë presidentit Putin që në fillim, se nëse ai do të hyjë në Ukrainë, do të përballet me pasoja të rënda, duke përfshirë sanksione të rëndësishme ekonomike, si dhe do të ndjehesha i detyruar të forcojë praninë tonë, praninë e NATO-s, në frontin lindor, në Poloni, Rumani, etj”.

Ai shtoi nëse Rusia do të hyjë në Ukrainë me gjithë forcat që ka dislokuar në kufi, ky do të ishte pushimi më i madh që nga lufta e dytë botërore.

I menjëhershëm ishte reagimi i Moskës, e cila është shprehur se vendosja e Sanksioneve ndaj Presidentit Rus Vladimir Putin nuk do ta dëmtonte atë personalisht por do të ishte “politikisht shkatërruese” për SHBA-të.  Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov u shpreh se diçka e tillë do të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Se fundmi ka pasur edhe një reagim edhe nga ministri i Jashtëm i Ukrainës Dimitro Koleba.  Ai tha se Ukraina “nuk do të lejojë askënd t’i imponojë asnjë lëshim” në përpjekje për të ulur tensionet me Rusinë.

Tv Klan