Amerikanët kanë hyrë në një fazë të re dhe plot shpresë të pandemisë së koronavirusit dhe parashikimi është optimist për mbarë vendin. Numri i infektimeve dhe i vdekjeve ka rënë dhe njerëzit tani po heqin e maskat dhe po frekuentojnë bare e restorante duke ju rikthyer rutinës së para pandemisë.

Ndonëse ekspertët e shëndetit publik presin shpërthime lokale të virusit, në shkallë kombëtare mendohet se fushata e vaksinimit të japë efekt. Deri tani mbi 56 për qind e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës dhe mbi 30 për qind i kanë marrë të dyja dozat.

Gjithsesi ekspertët bëjnë thirrje për kujdes, pasi shpejtësia e fushatës së vaksinimit po ngadalësohet. Një sondazh i fundit tregon se vetëm 9% e të pavaksinuarve duan tani të marrën dozën e vaksinës anti-Covid.

Pas të rriturve brenda verës do të vaksinohen edhe adoleshentët ndërsa Agjencia Federale e Barnave dhe Ushqimit të miratojë përdorimin e vaksinave anti-Covid për grupmoshën 12-15 vjeç. Një masë e tillë do të kthejë normalitetin e plotë në shkolla brenda shtatorit.

Masë tjetër në lidhje me vaksinat është ajo për pezullimin e përkohshëm të patentave për prodhuesit, me të cilën pritet rritja e sasisë së prodhimit të vaksinave dhe dërgimi i tyre në vende të varfra.

Për momentin ShBA-ja është duke regjistruar rreth 49,000 raste të reja infektimesh në ditë, numri më i ulët që prej fillimit të tetorit të kaluar, ndërsa shtrimet në spitale ranë në 40,000 në nivel kombëtar.

Numri i vdekjeve ditore ka rënë tani në 700 në ditë nga mbi 3000 që ishte në fillim të Janarit.

Klan News