Blinken: Të kthehen të gjithë sapo të krijohen kushtet

Uashingtoni është kundër shpërnguljes me detyrim të palestinezëve nga Gaza. Qëndrimin e bëri të qartë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë takimit në Doha me kryeministrin e Katarit Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani.

“Civilët palestinezë duhet të kthehen në Gaza sapo të krijohen kushtet. Atyre nuk mund dhe nuk duhet t’u ushtrohet presion për tu larguar nga Gaza”.

Deklaratën, Blinken e bëri teksa në Izrael po diskutohen planet për të ardhmen e Rripit të Gazës pas fundit të operacionit për shkatërrimin e Hamasit. Shqetësim përbën qëndrimi i krahut nacionalist brenda qeverisë që kërkon zëvendësimin e popullsisë palestineze më kolonë izraelitë, propozim që nuk ka mbështetje në politikën izraelite.

Në Doha, në vazhdim të turit të tij në Lindjen e Mesme, Blinken bëri thirrje për lirimin e pengjeve të mbetur në duart e Hamasit, që u morën gjatë sulmit të militantëve të këtij grupi në jug të Izraelit më 7 Tetor. Qeveria izraelite rishikoi shifrat e pengjeve në duart e Hamasit duke i shtuar nga 129 në 136, pasi tha se në listë janë përfshirë edhe disa persona, fati i të cilëve deri më tani nuk dihej.

Tv Klan