Turqia: Veprim që i “hedh benzinë zjarrit”

Në mesin e tensioneve mes Athinës dhe Ankarasë për zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, Uashingtoni jep shenja mbështetje për Greqinë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo njoftoi nisjen e lehtësimit gradual të sanksioneve ndaj Qipros, që do të finalizohet me heqjen e plotë të tyre. Përmes Twitter, Pompeo u shpreh se është hequr ndalimi i shitjes për Qipron, të pajisjeve të mbrojtjes që nuk shkaktojnë vdekje.

Për Ministrinë e Jashtme turke, vendimi i Uashingtonit godet rëndë përpjekjet për uljen e tensioneve dhe për paqe në Mesdheun Lindor. Turqia i bën thirrje Shteteve të Bashkuara ta rishikojnë këtë vendim.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se sado që frontet të bashkohen, Turqinë nuk do të mund ta mposhtin.

Qeveria qipriote është e përfshirë në plane të përbashkëta me Greqinë për nxjerrjen e gazit në zonat e diskutueshme të Mesdheut Lindor që pretendohen edhe nga Turqia.

Kongresi amerikan vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar heqjen e sanksioneve 33-vjeçare për armët ndaj Republikës së Qipros. Ato u vendosën në 1987-ën, 13 vite pasi Turqia pushtoi veriun e ishullit duke penguar përpjekjet e juntës ushtarake greke për bashkimin e Qipros me Greqinë.

Tv Klan