Vit i begatë 2017-ta për tregtarët e armëve. Vlera totale e armëve të shitura vetëm vitin e kaluar arriti në 398 miliardë Dollarë. Industria globale e armëve pati rritje me 2.5% krahasuar me vitin pararendës.

Kompanitë amerikane patën dominimin absolut të tregut të armatimit për të tretin vit radhazi. Kryesimin e listës me 100 prodhues nga e gjithë bota e kanë firmat amerikane Lokhid Martin e Boing. Së bashku me prodhuesit e tjerë nga ky vend, ata zenë 57% të tregut me 226.6 miliardë Dollarë shitje.

Surprizë është zhvillimi i madh i industrisë ruse të armatimeve, që për të parën herë në 2017-ën i rrëmbeu Britanisë së Madhe vendin e dytë, në listën e institutit suedez SIPRI. Firmat ruse patën rritje të fortë me 8.5% me të ardhura vjetore prej 37.7 miliardë Dollarë. Britania e Madhe dominon mes firmave europiane. Në listën e 100 prodhuesve më të mëdhenj të botës, ka edhe firma gjermane e izraelite, ndërsa mungojnë të dhënat për ato kineze.

Tv Klan