Kryeministri kanadez është shprehur se kufiri do te hapet kur 75% e popullsisë të marrë dy doza

Kufijtë tokësorë të SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën do të qëndrojnë të mbyllur për udhëtime jo-thelbësore deri të paktën 21 Korrik.

Shtyrja 30 ditore erdhi pasi Kanadaja njoftoi zgjatjen e saj të kufizimeve që ishin vendosur të skadonin gjatë kësaj jave dhe kanë qenë në fuqi që nga marsi 2020 për shkak të pandemisë së virusit koronavirus.

Qeveria amerikane mbajti takime të grupit të punës me Kanadanë dhe Meksikën mbi kufizimet e udhëtimit javën e kaluar dhe planifikon të zhvillojë takime rreth çdo dy javës për të parë situatën ndaj Covid-19.

Kanadaja është gjithashtu nën presion nga kompanitë dhe industria e turizmit për të lehtësuar ndalimin. Kryeministri kanadez Justin Trudeau është shprehur se kufiri do të qëndronte i mbyllur derisa 75% e kanadezëve të kenë marrë dy doza të koronavirusit dhe vetëm  20% janë vaksinuar plotësisht.

Shtetet e Bashkuara po mbajnë gjithashtu takime të grupeve të punës për kufizimet e udhëtimit me Britaninë dhe Bashkimin Evropian, por zyrtarët e SHBA dhe të linjave ajrore thanë se nuk prisnin që administrata e Biden të hiqte kufizimet deri në 4 Korrik.

Klan News