Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken ka biseduar nëpërmjet telefonit me Ministrin e Jashtëm Grek Nikolaos Dendias. Sekretari Blinken dhe Ministri i Jashtëm Dendias kanë theksuan angazhimin e tyre për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe përfshirë dialogun strategjik SHBA-Greqi, si dhe procesin 3 + 1 me Qipron dhe Izraelin.

Tema të tjera përfshinë bashkëpunimin e ngushtë mbi mbrojtjen, diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në Mesdheun Lindor.

Sekretari Blinken dhe Dendias riafirmuan rëndësinë historike të vendimit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Sekretari Blinken ka shprehur mbështetjen për bisedimet eksploruese mes Aleatëve të NATO-s Greqisë dhe Turqisë.

Klan News