SHBA mbështet pezullimin e patentave të vaksinave kundër koronavirusit



SHBA mbështet pezullimin e patentave të vaksinave kundër koronavirusit

09:20 06/05/2021

Presidenti Joe Biden mbështeti të mërkurën pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke iu përgjigjur presionit në rritje nga ligjvënësve demokratë dhe mbi 100 vendeve të tjera, por duke zemëruar kompanitë farmaceutike.

Vendimi i presidentit Biden shënon një kthesë të menjëhershme nga qëndrimi i mëparshëm amerikan, tha në një deklaratë zyrtare negociatorja e tij kryesore e tregtisë, KatherineTai.

“Kemi të bëjmë me një krizë globale shëndetësore dhe rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 kërkojnë masa të jashtëzakonshme”, tha zonja Tai në një deklaratë.

Aksionet e disa kompanive farmaceutike ranë pas njoftimit. Dy nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave janë kompanitë amerikane, ModernaInc dhe PfizerInc.

Masa e presidentit Biden u përshëndet menjëherë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, TedrosAdhanomGhebreyesus, i cili e quajti atë një “MOMENT MONUMENTAL NË LUFTËN KUNDËR COVID-19” në Twitter.

Por grupi më i madh lobist i industrisë farmaceutike paralajmëroi se hapi i pashembullt i presidentit Biden do të minonte përgjigjen e kompanive ndaj pandemisë dhe do të kompromentonte sigurinë e vaksinave.

Presidenti Biden, i cili mbështeti pezullimin e patentave gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020, e ka bërë betejën me koronavirusin një përparësi kryesore të administratës së tij. Përshpejtimi i vaksinimeve në Shtetet e Bashkuara ka çuar në një rënie të numrit të infektimeve dhe vdekjeve.

Vendimi i presidentit pason krizën që po kalon prej ditësh India, e cila përfaqëson 46% të rasteve të reja me COVID-19 të regjistruara në të gjithë botën. Ka gjithashtu shenja se vatra të infektimit akut po përhapen në Nepal, SriLanka dhe vende të tjera fqinje.

Klan News







Të ngjashme