Ankaraja i kërkon ambasadorit italian që qeveria të reflektojë

SHBA-të u rreshtuan krah Italisë në kulmin e tensioneve që kanë shpërthyer mes Ankarasë e Romës pasi kryeministri Draghi e cilësoi si diktator presidentin turk.

Sekretari i shtetit Blinken priti në zyrën e tij si vizitorin e parë në këtë detyrë, Ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio. SHBA-të sipas ministrit Di Maio mbështetën Italinë në debatet me Turqinë rreth kërkimeve për naftë e gaz në zonën detare me Libinë.

Ndërkaq Ministria e Jashtme e Turqisë thirri ambasadorin Italian duke kërkuar që të tërhiqen deklaratat e Kryeministrit Draghi ndaj Presidentit Erdogan.

Pas takimit me homologun Italian, Sekretari i Shtetit Blinken, u nis për në Bruksel në udhëtimin e dytë  diplomatik brenda disa javësh për t’u konsultuar me aleatët evropianë dhe të NATO-s në lidhje tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës me grumbullimin e 40 mijë trupave rusë në kufi. Lëvizjet e Blinken realizohen përpara datës 1 Maj, afat i vendosur nga administrata Trump për tërheqjen e trupave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Ukraina akuzon Kremlinin se nuk përfilli një kërkesë për bisedime midis presidentëve të dy vendeve, Putin e Zelensky rreth grumbullimit të trupave rusë pranë kufirit, por Moska tha se ushtarët e saj janë në territorin e tyre.

Kievi dhe Moska fajësojnë njëra-tjetrën për përkeqësimin e situatës në rajonin lindor të Donbasit, ku trupat ukrainase luftojnë me forcat e mbështetura nga Rusia në një konflikt, që sipas Kievit, ka vrarë 14,000 njerëz që nga 2014.

Klan News