Capitol Hill në Washington, DC është mbyllur pasi në afërsi të saj është gjetur një pako e dyshimtë.

Një dëshmitar tha për Reuters se një grup ekspertësh anti – eksplozivë janë në vendin e ngjarjes duke investiguar rastin.

Të hënën, Capitol Hill gjithashtu u mbyll pasi një person hapi zjarr duke lënë të plagosur një person.

Lajmi u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare, që shkruajtën se, sipas burimeve zyrtare, një efektiv policie mbeti i plagosur, por më pas u bë e  mundur neutralizimi dhe kapja e agresorit.

Ndërtesa e Capitol Hill është mbyllur për shkak të kërcënimit të sigurisë./tvklan.al