Mediat: Rol të veçantë në dialogun Prishtinë-Beograd

Shtetet e Bashkuara mund të caktojnë Mathew Palmer si të dërguarin special për Ballkanin Perendimor .

Revista prestigjioze “Foreign Policy” shkruan se Departamenti i Shtetit pritet t’i japë atij një rol të vecantë në dialogon për të nxitur rifillimin e dialogut Prishtinë – Beograd..

Mathew Palmer , i cili do të vijojë të mbajë postin e zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit, është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.

Caktimi i një të dërguari special për dialogun – shkruan Foreign Policy – ka për qëllim të arrijë rezultate konkrete në këtë proces, para përfundimit të mandatit të kësaj administrate të presidentit Trump.

Ndërmjetësuesja e BE-së, Federika Mogerini ka qenë e pasuksesshme në nxitjen e dialogut, që pas vendosjes së taksës nga Kosova për mallrat serbe.

Tv Klan