gaza

Ushtria izraelite ka vijuar me bombardimet e fuqishme në territorin e Gazës, pas prishjes nga HAMAS të armëpushimit humanitar 72 orësh të shpallur të premten.

Raportohet për mbi 100 të vdekur prej mbrëmjes së të premtes, kryesisht Rafah.

Në qytezën Kan Junis, nga bombardimet izraelite u godit edhe një ndërtesë e kryqit të kuq.

Me rikthimin e bombardimeve të fuqishme Izraeli duket se po hakmerret për zhdukjen e ushtarit Hadar Goldin, gjatë misionit për zbulimin e tuneleve të HAMAS-it.

Autoritetet e Tel Avivit akuzojnë HAMAS-in për pengmarrjen e tij.

Por grupi i militantëve palestinezë e hedh poshtë këtë pretendim, duke hedhur dyshime se ai mund të jetë vrarë në përleshje.

Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi mbrëmjen e shkuar lirimin e ushtarit izraelit dhe arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm.

Po të premten, senati amerikan votoi unanimisht akordimin e një fondi emergjence për Izraelin, në ndihmë të sistemit mbrojtës raketor të njohur si Kubeja e Hekurt.

Republikani Xhon McCain tha se ndihma financiare arriten në 167 milion euro.

Ky është vendimi i fundit i Senatit për këtë sezon, përpara nisjes së pushimeve verore.

Ndaj dhe McCain tha se nuk mund të pritet 5 javë sa të përfundojnë pushimet verore, për të ndihmuar Izraelin në këtë moment të vështirë.

Bilanci i viktimave të konfliktit 26 ditor thellohet në 1650 për palestinezët dhe mbi 63 për izraelitët.

Tv Klan