Edhe Greqisë do i shiten 40 avionë F-35

Uashingtoni përmbushi premtimin ndaj Ankarasë për shitjen e 40 avionëve luftarakë F-16, e po ashtu i shet Greqisë 40 të tjerë F-35.

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli aprovimin përfundimtar për t’i shitur Turqisë F-16-at, në përmbushje të premtimit se kërkesa e vitit 2021 do të përmbushej zbatim, sapo Turqia të aprovonte anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Turqia do të paguajë 23 miliardë Dollarë për të 40 avionët. Pjesë e shumës është edhe blerja nga Shtetet e Bashkuara të pjesëve për modernizimin e flotës së 79 avionëve të tjerë F-16 që flota ushtarake ajrore turke ka në përdorim.

Anëtarësimi i Suedisë mbetet në duart e Hungarisë, si anëtari i fundit i NATO-s që ende nuk e ka miratuar në parlament, por që nuk ka kundërshti thelbësore përveç zvarritjeve proceduriale.

Ndërkaq, Greqia do të blejë për 8.6 miliardë Dollarë avionët që u ka kërkuar amerikanëve të modelit F-35. Të dy llojet e avionëve janë supersonikë, por dallojnë aftësia e F-15-ave për të goditur objektiva më të largët dhe manovrueshmëria më e mirë e F-35-ave.

Tv Klan