Vaksina per 12 – 5 vjeçarët synon rikthimin në normalitet të mësimit

Në Shtetet e Bashkuara do të nisë shumë shpejt edhe vaksinimi i adoleshentëve, për të hedhur një tjetër hap drejt rikthimit në normalitet të mësimit në shkolla.

Administrata e barnave FDA autorizoi për përdorim vaksinën e zhvilluar nga firmat Pfizer/BioNTech për personat mes moshave 12 deri 15 vjeç, duke e bërë këtë vend të parin që miraton imunizimin e kësaj grupmoshe.

Zhvillimi i një vaksine të tillë erdhi pas kërkesës së Presidentit Joe Biden për të zgjeruar kategoritë të vaksinuarve, që synon përshpejtimin e ritmeve të vaksinimit të popullsisë për të arritur objektivin e imunitetit të tufës pas 4 Korrikut. Vaksinat konsiderohen si armë jetike për t’i dhënë fund pandemisë.

Kufiri më i ulët deri tani për vaksinimin ishte mosha 16 vjeç. Shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve nuk shfaqin ose e kalojnë me simptoma të lehta infektimin nga Covid-19. Megjithatë, ekspertët e kanë parë të nevojshëm zhvillimin e një vaksine mbrojtëse, pasi edhe ata përballen me rrezikun e rasteve të rënda deri fatale.

Tv Klan