SHBA në alarm, 130 diplomatë e spiunë preken nga sindroma “Havana”



SHBA në alarm, 130 diplomatë e spiunë preken nga sindroma “Havana”

09:39 14/05/2021

Më shumë se 130 diplomatë e spiunë në mbarë botën kanë raportuar se janë prekur nga sindroma “Havana”. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se të dërguarit e SHBA me misione jashtë vendit, kanë raportuar se janë sëmurë.

Mësohet se tre oficerë të CIA-s kanë raportuar simptoma të rënda që nga Dhjetori dhe kanë kërkuar trajtim spitalor. Në dy javët e fundit numri i punonjësve që kanë shfaqur probleme është rritur shumë dhe tashmë problemi është pranuar dhe nga administrata e SHBA.

Mark Zaid, i cili përfaqëson disa ish-zyrtarë të prekur nga sindroma Havana, tha se ai ishte kontaktuar nga më shumë diplomatë që besonin se ishin sëmurë.

Zyrtarët amerikanë konfirmuan se po hetonin lidhur me të gjitha rastet, për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Akademia Kombëtare e Shkencave publikoi një raport duke thënë se disa të dërguar në Kinë dhe në Kubë kishin pësuar dëmtime të tru.

Por çfarë është sindroma ‘Havana’?

Misteri së pari tërhoqi vëmendjen kur diplomatët dhe oficerët e CIA-s që punonin në Havana në vitin 2016 ishin të sëmurë dhe raportuan se kishin të përziera dhe dhimbje koke dhe u merreshin mend.

Episode të ngjashme filluan të ndodhnin vitin tjetër në Guangzhou, Kinë. Po ashtu raste të ngjashme janë raportuar dhe në vitin 2017, ku disa diplomatë deklaruan se dhe ata kanë qenë viktimë e kësaj sindrome./tvklan.al







Të ngjashme