Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në alarm. FBI po heton për vjedhjen e laptopit të Nency Pelosit nga Kongresi Amerikan dhe dyshohet se u është shitur rusëve.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se po kryehn hetime për një grua e cila dyshohet se ka marrë një laptop dhe usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sulmit të dhunshëm të 6 Janarit.

Riley June Williams nga Pensilvania akuzohet për hyrje të paligjshme në ndërtesën e Kongresit dhe se ka nxitur protestuesit të shkojnë në zyrën e Pelosit. Vjedhja e pajisjeve elektronike nga zyrat e kongresit ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm pas sulmit nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.

Në aktpadinë e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit thuhet se FBI-ja e kishte siguruar informacion nga një person që u tha se ishte një ish-partner intim i zonjës Williams.

Një dëshmitar tha se “transferimi i pajisjes kompjuterike në Rusi dështoi për arsye që nuk dihen dhe zonja Ëilliams ose e ka ende pajisjen kompjuterike ose e ka shkatërruar atë“./tvklan.al