Tetë persona kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugë

I ftohti ekstrem vijon në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbi 500,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Teksas, Arkansas, Tenesi dhe Misisipi.

Teksasi është i goditur më rëndë. Videoja me dron mbi qytetin e Joshuas tregon disa lagje të mbuluara me borë trashësia e së cilës është dy metër. Problemi kryesor në këtë qytet është akulli i cili është bërë burim aksidentesh në rrugë.

Zyrtarët në të gjithë rajonin u kërkuan gjithashtu shoferëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë deri në përmirësimin e situatës. Ekuipazhet e urgjencës në Teksas i janë përgjigjur qindra thirrjeve për përplasje të makinave, disa prej të cilave kanë qenë fatale. Aksidentet në rrugë për shkak të ngricave e kanë rritur bilancin e jetëve të humbura në tetë.

Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar se udhëtimi mbetet i rrezikshëm në rajonin nga Teksasi në Tenesi për shkak edhe të rrëzimit të pemëve. Shkollat janë mbyllur në Misisipi dhe Tennessee për shkak të kushteve të rrezikshme.

Banorët nga Pensilvania në Maine janë këshilluar të kufizojnë daljet përgjatë gjithë fundjavës. Bostoni është nën një emergjencë të të ftohtit dhe banorëve u është kërkuar të marrin masa paraprake. Qytetet e mëdha si qyteti i New York pritet të përjetojnë gjithashtu temperatura të ulëta.

Klan News