Rastet u shtuan me 28.5% krahasuar me një vit më parë

Më shumë se 100,000 njerëz kanë humbur jetën nga droga në një vit në SHBA.

Ky është numri më i lartë vjetor i vdekjeve i regjistruar ndonjëherë, një statistikë tronditëse pasi kombi vazhdon të përballet me Covid-19. Të dhënat e publikuara nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar se vdekjet nga overdoza janë rritur me 28.5%  krahasuar me një vit më parë.

Vetëm katër shtete, Delauer, Nju Xhersi, Nju Hempshajër dhe Sauth Dakota panë ulje të numrit të vdekjeve nga droga. Ekspertët besojnë se fatalitetet ka të ngjarë të rriten për shkak të ndikimit të pandemisë në shëndetin mendor dhe furnizimit me substanca sintetike siç është fentanili.

Raporti përfshin të dhëna të grumbulluara për periudhën nga Prilli i vitit 2020 ne Prillin e vitit 2021, e cila përkon me kulmin e pandemisë së koronavirusit, çka tregon një rritje të varësisë nga drogat gjatë kohës që qytetarët ishin në izolim.

Shtetet me numrin më të lartë të fataliteteve nga mbidoza u regjistrua në Vermont e ndjekur nga Virxhinia Perëndimore dhe Kentaki.

Klan News