Shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurojnë sërish një vend në finalen e botërorit të femrave që po mbahet në Francë. Amerikanet mposhtën 2-1 në gjysmëfinale Anglinë, në sfidën e luajtur në Lion.

Skuadra mundi të merte suksesin në këtë ndeshje edhe pa ndihmën e kapitenes Megan Rapinoe, e cila nuk u aktivizua për shkak të polemikave në distancë me presidentin e vendit Donald Trump.

SHBA kaloi në avantazh që në minutën e 10 me Cristen Press. Nuk kaloi shumë dhe Ellen White barazoi rezultatin për Anglinë.

Në këtë ndeshje, e cila u luajt si derbi, ritmi ishte i lartë, por ishin amerikanet më të sakta. Alex Morgan shënoi golin e fitores për Shtetet e Bashkuara.

Anglia e kishte një mundësi për të barazuar, por nga pika e 11-metërshit, 6 minuta para përfundimt të kohës së rregullt, Stephanie Houghton nuk u tregua e saktë. Skuadra tjetër finaliste do të vendoset nga përballja Holandë – Suedi.

Tv Klan