SHBA do t’i vijë në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër Covid-19, duke dhuruar edhe 900.000 dollarë, duke e çuar kështu totalin në 2 milionë dollarë.

Këto para do të shkojnë për laboratorë, gjurmim të rasteve si dhe ndihmë teknike.

“Kjo mbështetje ecën në vazhdën e 700 milionë dollarëve ndihmë totale të dhënë prej vitit 2000. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithnjë krah miqve dhe do të udhëheqin luftën kundër kërcënimeve globale”, u shpreh Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. /tvklan.al