Trump synon bllokimin në 6 shtete federale

Në Shtetet e Bashkuara mbetet edhe një ditë nga afati maksimal i certifikimit të rezultateve në secilin shtet federal për zgjedhjet e 3 Nëntorit. Por duket se certifikimi i plotë që i hap rrugë votimit më 14 Dhjetor të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, ku Joe Biden ka siguruar 290 vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur president.

Por Donald Trump nuk heq dorë nga presidenca dhe duket i vendosur ta çojë deri në fund betejën ligjore për 6 shtetet ku pretendon se votat i janë manipuluar, të cilat mund ta ndryshojnë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor në favor të tij.

Avokati personal i Trump, Rudy Giuliani u paraqit në Gjykatën Federale në Pensilvani për të kërkuar ndalimin e certifikimit të rezultatit. Mediat shkruajnë megjithatë se në ankimimin e tij, Giuliani nuk paraqiti fakte për manipulim të votave, siç pretendon Trump, por për procedura të parregullta gjatë numërimit.  

Gjykatësi ende nuk ka vendosur nëse do të nisë proces gjyqësor apo jo. Stafi i kandidatit republikan po bën përpjekje për të penguar certifikimin e rezultatit edhe në Georgia, Wisconsin, Michigan, Arizona dhe Nevada. Sipas ligjit, afati për përmbylljen e të gjitha ankimimeve është 8 Dhjetori.

Tv Klan