Autoritetet paralajmërojnë përmbytje të mëdha

Ky filmim tregon pasojat e stuhisë tropikale “Idalia”, që ka goditur rajonet perëndimore të Kubës, e që po i drejtohet Floridës.

Stuhia me shpejtësi erërash deri 112 kilometra në orë solli me vete reshje të dendura shiu dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në këto zona. Mijëra familje janë evakuuar, ndërsa deri tani nuk flitet për viktima.

Idalia pritet të godasë veriun e Floridës të Mërkurën, atje banorët po marrin të gjitha masat për të përballuar çdo krizë që mund të shkaktojë goditja nga stuhia tropikale.

Parashikohet stuhia të jetë më e fuqishme pasi të ketë prekur territorin e Floridës, duke arritur një shpejtësi erërash prej më shumë se 170 km/orë. Presidenti amerikan Joe Biden i tha guvernatorit Ron DeSantis se gjithçka ishte gati për shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Tv Klan