Obama signs the Veterans Access to Care through Choice, Accountability, and Transparency Act of 2014Presidenti amerikan, Barak Obama, urdhëroi nisjen e një fushate bombardimi ajror në Irakun e veriut ndaj pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se qëllimi kryesor i këtyre sulmeve është mbrojtja e personelit ushtrak amerikan që është angazhuar në ndihmë të trupave irakene në terren.

Po ashtu, bombardimet do të ndihmojnë edhe në ofensivën që këto të fundit, së bashku me ato kurde do të ndërmarrin ndaj militantëve islamistë në zonat që ata kontrollojnë.

Presidenti, nuk deklaroi se kur do të nisin ekzaktësisht këto sulme dhe për sa kohë ato do të zgjasin, por nënvizoi se angazhimi ushtarak amerikan nga toka nuk do të ndodhë.

Nga ana tjetër, Obama autorizoi edhe dërgimin nga ajri të ndihmave ushqimore dhe ujit për pakicën etnike Jazidi.

Sipas vlerësimeve rreth 50 mijë persona të kësaj etnie janë bllokuar në malet Sinjar, për t’i shpëtuar persekutimit nga militantët suni të Shtetit ISlamik.

Pentagoni tha se avionët amerikanë kanë hedhur nga ajri 72 ngarkesa në këtë zonë me mbi 8 mijë rracione të gatshme ushqimore dhe mijëra litra ujë të pijshëm dhe se operacioni do të intensifikohet gjithnjë e më shumë.

Ndërsa, të paktën 100 mijë të krishterë është roportuar se janë larguar nga shtëpitë e tyre, pasi qyteti Karakosh – kryeqëndra e këtij komuniteti, ra në duart e militantëve.

Redaksia/Tv Klan