Prej mëngjesit me orën lokale në Shtetet e Bashkuara kanë nisur votimet në të ashtëquajturën zgjedhjet e mesit të mandatit presidencial.
Amerikanët sot zgjedhin 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit dhe 33 nga 100 senatorët.
Sondazhet nuk janë aspak optimiste për presidentin Obama dhe partinë e tij Demokratike. Nuk do të ishte aspak surprizë nëse republikanët, përveç se do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, do të kenë shumicën edhe në Senat, pas 8 vjetësh.
Nëse ndodh kështu, shefi i Shtëpisë së Bardhë, 2 vitet e fundit të mandatit të tij presidencial do të ketë një betejë të ashpër në të gjitha frontet.
Por sot, në SHBA votohet edhe për 38 poste guvernatorësh, 46 legjislatura shtetërore dhe për shumë krerë bashkishë e këshillash bashkiake në të gjithë vendin.
Tv Klan